Shqiptarët në revoltë prej 24 ditësh/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Shqiptarët në revoltë prej 24 ditësh/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Ka nisur protesta e 24-të masive në Tiranë. Qytetarët u organizuan fillimisht në sheshin “Skënderbej”, dhe më pas nisi marshimi drejt Kryeministrisë. Qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Rama. Protesta konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas mbi tri javësh demonstrata të pandërprera. Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi. Pjesëmarrja e diasporës është një tregues se pakënaqësia ndaj qeverisë nuk kufizohet vetëm brenda territorit të Shqipërisë.