‘Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës’, revista “Paris Match”: Nga Tirana në Paris, qytetarët çdo ditë në protestë
Protestat e zhvilluara në Tiranë gjithnjë e më shumë po marrin vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Kështu revista franceze Paris Match shkruan se “mijëra qytetarë kanë protestuar kundër planit për zhvillimin e një kompleksi turistik në zonën e mbrojtur të Vjosë-Nartës dhe ishullin e Sazanit”. Sipas shkrimit, protestat kanë vijuar prej disa ditësh, ndërsa qytetarët kanë kërkuar anulimin e projektit dhe kanë ngritur kritika ndaj qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzojnë se favorizon investitorët në dëm të mjedisit. Çështja ka marrë vëmendje edhe jashtë Shqipërisë, me protesta të diasporës shqiptare në Paris, ndërsa organizatat mjedisore paralajmërojnë për pasojat e mundshme mbi një nga zonat më të rëndësishme të biodiversitetit në Mesdhe. Shkrimi i PARIS MATCH Ndërtimi i një resorti luksoz...
Burimi:
sot.com.al