“Shqiptarët jashtë vendit vijojnë me shqetësim…”/ Ish-kreu i PD, Çela: Protesta në OKB i kërkoi Ramës dorëheqjen
Ish-kreu i PD Pogradec, Genti Çela, i ftuar në nje studio televizive, komentoi protestat e zhvilluara nga shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera, duke i cilësuar ato si një shprehje të bashkimit të diasporës në mbështetje të protestave qytetare në Shqipëri. Sipas Çelës, demonstratat e organizuara përpara selisë së OKB-së në Neë York dhe në qytete të tjera dëshmojnë se shqiptarët jashtë vendit vijojnë të ndjekin me shqetësim zhvillimet në atdhe. Ai u shpreh se protestat kanë ndihmuar në pasqyrimin e realitetit në Shqipëri përtej propagandës, duke argumentuar se diaspora po kontribuon në ndërkombëtarizimin e kauzës së saj. Intervista: Çela: Po, në fakt ka qenë kulmimi i disa protestave të zhvilluara javë pas jave në të gjitha shtetet ku ka...
Burimi:
sot.com.al