Shqiptarët futen ilegalisht me jahte në Angli, ‘The Sun’ infiltrohet brenda grupit të trafikantëve, ‘bileta’ 15 mijë £

Shqiptarët futen ilegalisht me jahte në Angli, ‘The Sun’ infiltrohet brenda grupit të trafikantëve, ‘bileta’ 15 mijë £

Një superjaht elegant çan ujërat e kristalta, si të ishte dalë nga një film i James Bond-it, dhe të bën të pyesësh se cilët milionerë mund të jenë duke shijuar jetën në bord. Por një video e publikuar nga The Sun, e shoqëruar me muzikë në sfond, nuk reklamon pushime luksoze. Është shumë larg kësaj. Përkundrazi, The Sun zbulon se një bandë britaniko-shqiptare është e angazhuar në kontrabandimin e shqiptarëve përmes Kanalit Anglez drejt Mbretërisë së Bashkuar me mjete të tilla lundruese, dhe shumë prej tyre kanë vuajtur më parë dënime me burg në Britani, përpara se të deportoheshin. Ky lloj transporti ngjall më pak dyshime sesa gomonet e shumta që kalojnë çdo ditë nga Franca, ndërsa jahtet që ankorohen në marina të vogla mund...