Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetërNga Ilir KalemajShqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë takimi.Nga njëra anë është Shqipëria virtuale, ngjashëm si ministreshë Diella, një Shqipëri që shkëlqen në podiumet ndërkombëtare përmes eksportit të saj kryesor- kryeministrin, një Shqipëri e 11 milionë e kusur turistëve, e gratacielave dhe kullave që mbijnë pafundësisht në pak metra katrorë dhe po potencialisht do të na kthejnë dhe eksportues të arkitektëve në Gaza e gjetkë, një Shqipëri e rilindjes urbane dhe 100 fshatrave, e rrugëve që inagurohen disa herë për çdo kilometër të përfunduar, e investitorëve strategjikë dhe numrave magjikë.Kemi edhe Shqipërinë tjetër, atë që shumëkush pranon që është ajo e vërteta. Shqipëria e fundit në Evropë (dhe jo...
Burimi:
sot.com.al