“Shqipëria pronë private e pushtetit”, Korreshi: Investitorët strategjikë përdoren për të falur pasuritë publike!

“Shqipëria pronë private e pushtetit”, Korreshi: Investitorët strategjikë përdoren për të falur pasuritë publike!

Një skemë e frikshme dhe e paprecedentë po zhvillohet në dëm të pasurisë publike dhe private në Shqipëri, ku asetet e shtetit po jepen me koncesione e leje të dyshimta, ndërkohë që qytetarët e thjeshtë përballen me taksa të larta, burokraci dhe pengesa ligjore. I ftuar në një studio televizive Saimir Korreshi deputeti i PD-së ngriti akuza të forta mbi mënyrën se si po administrohen pronat publike, statusi i investitorëve strategjikë dhe projektet e mëdha të ndërtimit në vend. Korreshi deklaroi se qeveria po favorizon një numër të kufizuar investitorësh përmes lehtësive fiskale, aksesit në prona shtetërore dhe mbështetjes infrastrukturore, ndërsa qytetarët dhe bizneset e zakonshme përballen me standarde të ndryshme. Ai ngriti dyshime edhe për mënyrën e menaxhimit të tokave, proceset e kthimit të...