“Shqipëria nuk…”/ Flet aktivisti: Presion ndaj diasporës dhe protestës, pushteti po përdor çdo mjet për të mbijetuar

“Shqipëria nuk…”/ Flet aktivisti: Presion ndaj diasporës dhe protestës, pushteti po përdor çdo mjet për të mbijetuar

Aktivisti Ilir Xhemalaj, i ftuar në nje studio televizive ka folur për presionet që, sipas tij, janë ushtruar ndaj aktivistëve dhe diasporës gjatë protestave kundër qeverisë. Ai akuzoi institucionet se kanë përdorur forma të ndryshme intimidimi, ndërsa e cilësoi pjesëmarrjen e diasporës si një mbështetje të jashtëzakonshme për lëvizjen opozitare. Xhemalaj deklaroi se aktivistët dhe pjesëmarrësit në protesta janë përballur me kërcënime personale, sulme në rrjetet sociale dhe masa administrative ndaj emigrantëve që kanë ardhur për të marrë pjesë në tubime. Sipas tij, shumë qytetarë të diasporës janë gjobitur gjatë kthimit në Shqipëri. “Pjesës së diasporës që kishte ardhur me makina u janë vendosur gjoba nga 150 deri në 400 euro. Policia ka filmuar targat gjatë rrugës dhe më pas janë vendosur penalitete me argumentin...