Shqipëria në “sezonin” e zjarreve, 30 vatra në 24 orë
Asgjë e re nga vera shqiptare: temperaturat rriten, vatrat e zjarrit shumohen dhe bilancet ditore të Ministrisë së Mbrojtjes bëhen pjesë e rutinës. Edhe këtë herë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 30 vatra zjarri, ndërsa 8 prej tyre vijojnë të jenë aktive në disa qarqe të vendit. Autoritetet bëjnë me dije se operacionet për shuarjen e flakëve po vijojnë në Dajt, Priskë, Çakallesh, Mallakastër, Elbasan dhe Berat, me angazhimin e qindra forcave, mjeteve zjarrfikëse, helikopterëve dhe avionit “Air Tractor”. Në Dajt vijon puna për shuarjen e zjarrit. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Priskë dhe Çakallesh gjithashtu vijojnë operacionet, pa rrezik për komunitetin. Në Riban, Ngraçan dhe Panahor, bashkia Mallakastër, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në një terren të vështirë....
Burimi:
gijotina.com