Shqipëria, në fund të rajonit për financim në shëndetësi

Shqipëria, në fund të rajonit për financim në shëndetësi

Shqipëria, në fund të rajonit për financim në shëndetësi Raporti i publikuar nga “Together for Life” ngre shqetësimin për gjendjen kritike të financimit publik të sistemit shëndetësor në Shqipëri. Sipas raportit “Monitorimi i Shpenzimeve të Sektorit të Shëndetësisë 2025”, vendi ynë mbetet ndër më pak të financuarit në rajon, pavarësisht deklarimeve të qeverisë për rritje të buxhetit në shëndetësi. Shpenzimet e Shqipërisë për shëndetësinë për banor rezultojnë 33% më të ulëta nga mesatarja e vendeve të Ballkani Perëndimor dhe 42% më të ulëta se mesatarja e vendeve te Rajonit. Për vitin 2025, shpenzimet për shëndetësinë në Shqipëri përbëjnë vetëm 2.9% të PBB-së dhe 9.6% të buxhetit publik, ndërsa financimi për frymë arrin në vetëm 590 dollarë, niveli më i ulët në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu,...