‘Shqipëria kërkon revolucion’, mbyllet protesta e 58-të para Kryeministrisë: Nesër më shumë!

‘Shqipëria kërkon revolucion’, mbyllet protesta e 58-të para Kryeministrisë: Nesër më shumë!

Është mbyllur mbrëmjen e sotme protesta e 58-të kundër kryeministrit Edi Rama, e cila u zhvillua në Tiranë me marshim dhe tubim përpara godinës së Kryeministrisë. Në përfundim të protestës, pjesëmarrësit kanë vijuar me thirrje kundër qeverisë, ndërsa një nga sloganet më të dëgjuara ishte: “Shqipëria kërkon revolucion!”. Protestuesit brohoritën gjithashtu “Nesër më shumë!”, duke paralajmëruar vazhdimin e mobilizimit dhe të protestës nesër dhe në ditët në vijim, deri në largimin e Ramës.