Shqipëria dhe Kroacia në listën serbe të vendeve të pasigurta

Shqipëria dhe Kroacia në listën serbe të vendeve të pasigurta

“Do të ketë, padyshim, përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve tashmë jo shumë të mira”. Me këto fjalë, ish-diplomati kroat, Bozho Kovaçeviq, i komenton rekomandimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë për qytetarët e këtij vendi. Pas shpërthimit të luftës në Iran, kjo ministri lëshoi disa këshilla udhëtimi, duke u rekomanduar qytetarëve që të mos shkojnë në Lindjen e Mesme, ndërsa Kroacinë e përfshiu në listën e vendeve që duhen vizituar vetëm “në raste të nevojës ekstreme” dhe Shqipërinë “me masa paraprake shtesë”. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë tha se ky vend është “një nga më të sigurtit në Evropë”, ndërsa Tirana zyrtare nuk komentoi. “Semafori” i rekomandimeve Ministria e Jashtme e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa...