Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian

Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian

Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugën drejt Bashkimit Europian. Vendi ynë zhvillon sot në Bruksel Konferencën e 9-të Ndërqeveritare me BE-në, ku pritet të bëhet progres në procesin e negociatave për anëtarësim. Në fokus të takimit janë tre kapituj negociues që lidhen me fusha të rëndësishme si kërkimi shkencor, arsimi dhe kultura, si dhe marrëdhëniet me jashtë. Delegacioni shqiptar udhëhiqet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa pala europiane vlerëson përparimin e bërë nga Shqipëria gjatë procesit të reformave. Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, e ka cilësuar këtë ditë si një moment të veçantë për politikën e zgjerimit europian, pasi disa vende kandidate po ndërmarrin hapa të rëndësishëm njëkohësisht në procesin e integrimit. Sipas saj, Shqipëria po ecën me ritëm pozitiv dhe...