Shqipëri-Kosovë bashkojnë forcat kundër zjarreve/ Projekt për mbrojtjen e brezit të gjelbër në kufirin mes dy vendeve
Shërbimet zjarrfikëse të Kukësit dhe Prizrenit po punojnë për zbatimin e një projekti të përbashkët ndërkufitar, i cili synon të parandalojë përhapjen e zjarreve në brezin e gjelbër përgjatë kufirit Kosovë–Shqipëri. Komandanti i Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Prizren, Flamur Hoti, bën të ditur se projekti parashikon vënien në funksion të 5.4 kilometrave të brezit ndarës të gjelbër, ose ish-klonit kufitar. Në kuadër të tij do të pastrohet bimësia e thatë në një gjerësi prej rreth 6 metrash, duke krijuar një brez mbrojtës që do të pengojë përhapjen e flakëve nga njëri shtet në tjetrin. Hoti thekson se ky projekt është rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm mes shërbimeve zjarrfikëse të Prizrenit dhe Kukësit, të cilat, përveç takimeve koordinuese, kanë bashkëpunuar edhe në ndërhyrjet...
Burimi:
sot.com.al