Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Shpërthimi në Shkodër, hakmarrje apo…? Viktima, vëllai i një të akuzuari për vrasje, kamerat pritet të ‘zbërthejnë’ ngjarjen
shkoder SHKODËR- Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi me tritol në Shkodër, mëngjesin e sotëm, ku mbeti i vrarë 55-vjeçari Hysni Imeri. Fillimisht dyshohej se 55-vjeçari humbi jetën si pasojë e një shpërthimi me tritol, ndërsa më pas rezultoi se shkak ishte bërë shpërthimi i boksit të matësve të pallatit, por edhe kjo pistë u rrëzua nga OSHEE të cilët hodhën poshtë deklaratën e policisë. Ndërkohë, është ngritur një tjetër pistë hetimi, ajo e hakmarrjes. Kjo pasi, mësohet se viktima ka një vëlla i cili është akuzuar për një vrasje. Një vit më parë, vëllai i Hysni Imerit mësohet se është akuzuar për vrasje, por për këtë krim ai ka fituar pafajësinë. Megjithatë nuk dihet nëse kjo këto ngjarje kanë lidhje me njëra-tjetrën, apo...