“Shpejt barkas, policia”/ Po luanin lojëra fati në kazino, nën hetim 15 persona, sekuestrohen miliona lekë

“Shpejt barkas, policia”/ Po luanin lojëra fati në kazino, nën hetim 15 persona, sekuestrohen miliona lekë

15 persona janë nën hetim, pasi u kapën nga policia duke luajtur lojëra fati në kazino. Në pranga është vënë përgjegjësi i kazinosë, si dhe u shpall në kërkim organizatori që kishte marrë me qira objektin trekatësh dhe e kishte përshtatur për kazino. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fishat”, u arrestua në flagrancë shtetasi Bledar Arapi, u shpall në kërkim shtetasi Elger Uka, si dhe u proceduan penalisht 15 shtetas që u kapën në Kazino. Policia ka publikuar edhe momentin e aksionit të arrestimit, teksa sekuestroi miliona lekë, euro dhe dollarë, kokainë, makineta, tavolinë pokeri, letra bixhozi, etj. Gjatë kontrollit në një banesë trekatëshe, të marrë me qira nga Elger Uka, 24 vjeç, dhe të përshtatur katet e dyta dhe të treta për...