Shkrirja e bashkisë, kryetari i Libohovës thirrje deputetëve për reflektim: Momenti për të vepruar është tani!
Nga Leonard Hide Të nderuar deputetë të qarkut, të zgjedhur me votën e qytetarëve që përfaqësoni, Sot nuk ju drejtohem për interes politik, por për përgjegjësinë që buron nga besimi që qytetarët kanë vendosur mbi ju. Libohova ndodhet përballë një rreziku real. Nëse kjo reformë do të çojë në shkrirjen e Bashkisë sonë, atëherë momenti për të vepruar është tani, jo pasi vendimi të jetë marrë. Ju jeni zëri ynë në Kuvendin e Shqipërisë. Vota që mbani në Parlament nuk është vetëm një e drejtë kushtetuese, ajo është besimi i mijëra qytetarëve që ju zgjodhën për t’i përfaqësuar dhe për t’i mbrojtur kur preken interesat e tyre. Prandaj ju bëj thirrje të përdorni çdo mundësi parlamentare dhe politike për të mbrojtur të drejtën e Libohovës...
Burimi:
argjiroja.net