Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
“Shkrihen” kompetencat e IKMT, krijohet struktura e re! Çfarë parashikon “superinspektoriati” për pasuritë e konfiskuara…
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Brendshme ka hedhur për konsultim publik një paketë prej 3 projekligjesh, për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e paligjshme, me qëllim zbatimin e një qasjeje të unifikuar dhe të standartizuar në kontrollin e territorit. Projektligji 1: Shkrirja e IKMT Kjo paketë parashikon shkrirjen e kompetencave të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes dhe Territorit (IKMT), në një institucion të ri Inspektorati Qendror i Territorit, Mjedisit dhe Pyjeve. Pra, IKMT zëvendësohet me një strukturë të re qëndrore që organizohet në nivel qëndror dhe rajonal. Sipas asaj që bën me dije Ministria e Brendshme, ky riorganizim synon forcimin e kontrollit mbi territorin, të mbyllin ciklin e ndërtimeve pa leje dhe garantimi i një procesi inspektimi të besueshëm “Ky riorganizim synon rritjen e kapaciteteve inspektuese, profesionalizimin...