Shkresa/ Konflikti i dy kompanive dhe bllokimi i punimeve në Aeroportin e Vlorës, ministri Karakaçi u jep ultimatum: Keni 30 ditë afat të zgjidhni mosmarrëveshjet

Shkresa/ Konflikti i dy kompanive dhe bllokimi i punimeve në Aeroportin e Vlorës, ministri Karakaçi u jep ultimatum: Keni 30 ditë afat të zgjidhni mosmarrëveshjet

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës i ka kërkuar zyrtarisht dy kompanive që kanë marrë përsipër ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, që brenda 30 ditëve të zgjidhin ngërçin mes tyre në mënyrë që të vijojë puna për përfundimin e veprës. Përmes një letre ministri Enea Karakaçi i kujton dy kompanive “MABCO” dhe “2A”, se mosmarrëvshjet mes tyre nuk mund të sjellin si pasojë bllokimin e një projekti me rëndësi kombëtare, interesi publik i të cilit tejkalon interesat private të ortakëve dhe vetë koncensionarit. “MIE kërkon formalisht përmes këtij komunikimi, që palët të iniciojnë një proces të përbashkët për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes tyre, proces i cili duhet të realizohet brenda një periudhe 30 ditore nga data e këtij komunikimi”, thuhet në letrën e Karakaçit. Teksa MIE...