“Shkojmë bashkë në burg”, Korreshi shkëmben batuta me Zegjine Çaushin: Ik, por kam një këshillë…
Deputetët demokratë dhe socialistë kanë replikuar gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve kur po diskutohej pr.ligji “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”. Deputeti demokrat, Sajmir Korreshi tha se në burg disa hanë karkaleca e disa të tjerë bukë të mykur, duke thënë se ka ndasi mes të burgosurve. Kaq ka mjaftuar që deputetja socialiste, Çaushi, ta ftojë të shkojnë të inspektojnë nga afër ambientet e burgjeve. Diskutimi: Korreshi: Disa burgaxhinj kanë edhe palestër, të tjerët flenë me turne. Në një dhomë me 8 vetë flinin 12. Luanin me letra sa të liroheshin krevatet. Ca hanë karkaleca, ca të tjerë hanë bukë të mykur. Çaushi: Të shkojmë të inspektojmë, të shohim situatën që ka ndryshuar. Korreshi: Të këshilloj të mos shkosh. Çaushi: Pse? Korreshi: Të këshilloj...
Burimi:
gijotina.com