Shkodër, guri shkëputet nga një masiv shkëmbor dhe bie mbi makinën me turistë
Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është ‘shmangur’ për mrekulli në rrugën drejt Thethit, në Shkodër. Një gur i madh është shkëputur nga një masiv shkëmbor në zonë, duke rënë mbi një automjet me të cilin po udhëtonin një grup turistësh. Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që fatmirësisht grupi i turistëve ka shpëtuar pa asnjë lëndim. Rrëshqitja e gurëve dhe masiveve shkëmbore është kthyer në një problem në disa prej rrugëve të Shqipërisë, ku gjatë kohëve të fundit problematika janë shënuar kryesisht në qarkun e Elbasanit.
Burimi:
opinion.al