Shkëndijë elektrike në zonën në pazarit në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjithë qytetin

Shkëndijë elektrike në zonën në pazarit në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjithë qytetin

Një shkëndijë elektrike e shoqëruar me flakë është regjistruar këtë të martë pranë godinës së Postës, në zonën e Qafës së Pazarit në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, shkëndija ka rënë në një tabelë reklamuese, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat e shërbimit zjarrfikës për të vënë situatën nën kontroll. Për arsye sigurie, është stakuar energjia elektrike në të gjithë qytetin deri në stabilizimin e situatës dhe eliminimin e rrezikut. Aktualisht po punohet për shuarjen e plotë të flakëve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike. Në njoftim thuhet “Në orën 09:45, nga Salla Operative e Policisë së Shtetit se në Pazarin e Gjirokastrës, pranë Postës Shqiptare, te tabelat e reklamave, kishte rënë zjarr në fasadën e godinës së postës. Si pasojë e zjarrit, rrezikoheshin...