Shkeljet e qarkullimit/ Policia rrugore publikon bilancin e javës: Mbi 14 mijë gjoba, 11 shoferë në pranga
Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka publikuar bilancin e masave dhe procedimeve të kryera gjatë periudhës 4–10 maj 2026, ku rezulton se janë vendosur gjithsej 14 341 masa administrative dhe janë ndjekur dhjetëra ngjarje penale që lidhen me shkeljet e qarkullimit rrugor. Sipas të dhënave zyrtare, 5 154 masa janë vendosur për sigurinë rrugore, ndërsa 9 189 masa kanë qenë për ndalim, pushim dhe qëndrim të gabuar të automjeteve. Policia bën me dije se janë ndëshkuar 45 drejtues mjetesh për përdorim të pijeve alkoolike. Nga këta, 11 raste janë proceduar me arrest, 1 rast në gjendje të lirë dhe 34 raste janë trajtuar administrativisht. Gjithashtu: 139 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për pozicionim të gabuar në korsitë e ngadalësimit; 319 masa janë vendosur për përdorim telefoni...
Burimi:
sot.com.al