Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
“Shkelje e të drejtave të njeriut dhe abuzim gjatë qëndrimit në qeli”, Meta kallëzon Drejtorin e Burgjeve për shpërdorim detyre
Ish-presidenti Ilir Meta ka kallëzuar drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose për ‘shpërdorim detyre’, për shkelje të të drejtave dhe abuzim me masat e arrestit personal. Kallëzimi i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, raporton për Top Channel, Anila Hoxha. Meta kërkon: Regjistrimin e procedimit penal; Hetimin e plotë të veprimeve dhe mosveprimeve; Verifikimin e përgjegjësisë penale të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Klevis QOSE, pasi nga tërësia e veprimeve të tij ai ka konsumuar veprat penale: Shpërdorimi detyrës parashikuar nga neni 248 KP Kryerja e veprimeve arbitrare parashikuar nga neni 250 KP Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme parashikuar nga neni 251 KP Shkelja e barazisë së shtetasve parashikuar nga neni 253 KP Top Channel