Shkarkohen nga detyra Prefektët e qarkut të Durrësit, Korçës dhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare, ja kush i zëvendëson

Shkarkohen nga detyra Prefektët e qarkut të Durrësit, Korçës dhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare, ja kush i zëvendëson

Këshilli i Ministrave mori disa vendime gjatë ditës së sotme, mes tyre dhe emërime të reja dhe lirime nga detyra. Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra dy Prefektët e Qarkut të Durrësit dhe Korçës. Në Durrës ikën prefekti Emiljan Jani dhe në vend të tij qeveria ka emëruar Adrian Gurra. Ndërkohë, në Korçë është liruar nga detyra Prefekti Nertil Jole dhe në vend të tij emërohet Florinda Zegullaj. Njoftimi:  Këshilli i Ministrave vendosi: – Miratimin e financimit të shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2026. – Përcaktimin e kritereve dhe të procedurave të shpërndarjes së grantit për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, Komitetin Paralimpik Kombëtar Shqiptar; Organizatën Kombëtare Antidoping; Federatat sportive olimpike; Fondacionet sportive, me themelues institucionet...