Shkaktoi aksidentin tragjik në Durrës, familja braktis në gjyq Nikoll Radaçin, ja si reagon pas kafazit të xhamtë
Ka dalë para trupit gjykues shoferi i aksidentit tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur dhe u plagos rëndë një i tretë. Ai është shfaqur i qetë pas kafazit të xhamtë, ndërsa siç raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi, familja e ka braktisur atë në këtë seancë. Familjarët nuk kanë pranuar që t’i marrin avokat, duke iu caktuar kështu avokat nga shteti. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv