Shkak rënia e gurëve, bllokohet për më shumë se një orë qarkullimi i mjeteve në aksin Hotolisht-Librazhd

Shkak rënia e gurëve, bllokohet për më shumë se një orë qarkullimi i mjeteve në aksin Hotolisht-Librazhd

Qarkullimi i mjeteve në aksin Hotolisht–Librazhd është bllokuar për rreth një orë, pasi kanë rënë gurë nga zona ku po kryhen punime për rrugën e re. Raportohet se gurë të përmasave të mëdha kanë rënë në rrugë, duke e bërë të pamundur kalimin e automjeteve dhe duke krijuar rrezik serioz për drejtuesit e mjeteve. Sipas JOQ Albania, trafiku ka mbetur i paralizuar për një kohë të konsiderueshme, ndërsa drejtuesit e automjeteve janë detyruar të presin deri në pastrimin e aksit dhe lirimin e tij. Kujtojmë që dy javë më parë, i njëjti aks u bllokua si pasojë e reshjeve intensive dhe prurjeve të inerteve.