Shiu u shkatërroi shtëpinë, familja detyrohet të braktisë banesën prej dëmtimeve në Gjirokastër

Shiu u shkatërroi shtëpinë, familja detyrohet të braktisë banesën prej dëmtimeve në Gjirokastër

Reshjet e dendura të shiut të datës 6 janar shkaktuan dëme të rënda në nënlagjen “Granicë e Sipërme” në qytetin e Gjirokastrës. Si pasojë e daljes nga shtrati të përroit të Cullos u dëmtua rëndë rruga kryesore që lidh zonën me pjesën tjetër të qytetit, si dhe disa banesa përreth. Sipas të dhënave paraprake, 15 familje janë prekur drejtpërdrejt nga kjo situatë, ndërsa një prej më të dëmtuarave është familja e Petrit dhe Najada Korbecit. Banesa e tyre ka pësuar dëmtime serioze dhe, sipas ekspertëve gjeologë, ndodhet në “zonë të kuqe”, çka e bën të rrezikshme për banim. Për këtë arsye, familjes i është kërkuar të largohet menjëherë nga banesa. Situata është bërë edhe më e rëndë për shkak të gjendjes shëndetësore të Najdës ,...