Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

Shumë zona në Shqipëri tashmë disa ditë janë nën ujë për shkak të reshjeve të dendura të shiut, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, bora e sotme e përkeqëson akoma më shumë situatën dhe është regjistruar viktima e parë nga përmbytjet. “Sot është regjistruar viktima e parë nga moti i keq. Bëhet fjalë për një burrë 54-vjeçar i cili u gjet pa shenja jete në një kanal kullues pranë ish-repartit ushtarak, në Durres. Konstatimet fillestare janë se personi A. H. është marrë nga rryma e ujit ndërsa ishte i angazhuar në pastrimin e kanalit, si pjesë e ekipit të kompanisë komunale”, raportuan mediat. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, situata në disa rrethe mbetet kritike, veçanërisht në rajonet e Shkodrës, Lezhës, Durresit, Fierit, Beratit dhe Gjirokastrës. “Në...