Shiste lëndë narkotike të ndarë në doza, pranga 50-vjeçarit në Korçë

Shiste lëndë narkotike të ndarë në doza, pranga 50-vjeçarit në Korçë

Një shtetas 50-vjeçar është arrestuar në flagrancë në zonën e Drenovës, Korçë, nën dyshimin për shpërndarje të lëndëve narkotike. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kontrollit fizik ndaj tij është gjetur dhe sekuestruar një pako me rreth 104 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se i arrestuari dyshohet se bashkëpunonte me një shtetas tjetër, 37 vjeç, banues në Korçë, i cili është shpallur në kërkim dhe për të vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij. Hetimet po vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë,...