Shiste drogë në parqet e Venecias, dënohet i riu shqiptar në Itali

Shiste drogë në parqet e Venecias, dënohet i riu shqiptar në Itali

Një i ri shqiptar është arrestuar dhe dënuar nga autoritetet italiane, pasi u kap në flagrancë duke shpërndarë lëndë narkotike në zonën e Venecias. Sipas policisë italiane, 23-vjeçari me inicialet B.R. u lokalizua pas patrullave intensive në parqet publike, ku dyshohej se zhvillohej aktivitet i shpërndarjes së drogës. Ai u arrestua mbrëmjen e së shtunës në parkun Villeneuve-Sur-Lot, në zonën e San Donà di Piave, ndërsa ishte duke shitur disa doza kokaine. Gjatë kontrollit, policia gjeti në posedim të tij edhe një shumë të konsiderueshme parash, që dyshohet të jenë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm, i cili sipas hetimeve paraprake rezulton të ketë qenë i organizuar dhe fitimprurës. I riu, i cili rezultonte i papunë dhe me qëndrim të paligjshëm në Itali, u shoqërua në...