“Shfryhet” dosja “5D”, Apeli i Posaçëm liron ish-zyrtarin e Bashkisë, Taulant Tushe

“Shfryhet” dosja “5D”, Apeli i Posaçëm liron ish-zyrtarin e Bashkisë, Taulant Tushe

taulant tushe TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë dhe ka liruar nga qelia Taulant Tushen, i arrestuar në kuadër të hetimeve për dosjen "5D". Apeli i Posaçëm ka zbutur masën e sigurisë nga "arrest me burg" në "arrest shtëpiak" lidhur me dosjen "5D", ku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera. Tashmë, pritet që autoritet të zbatojnë menjëherë masën e re të sigurimit, duke e transferuar Tushen nga ambientet e paraburgimit në arrest shtëpie Taulant Tushe është një nga emrat e përfshirë në dosjen e bujshme "5D", ku janë të arrestuar ish-zyrtarë të tjerë: Mariglen Qato dhe Redi Molla, ish-drejtorë të Bashkisë së Tiranës, si pjesë e një hetimi mbi abuzimet në prokurime ndaj kompanisë "5D Konstruksion".  Dosja "5D" “5D Construction” ka fituar të paktën 16 tendera...