Sherr mes grupeve të drogës në Itali, plagoset rëndë me thikë 30-vjeçari shqiptar

Sherr mes grupeve të drogës në Itali, plagoset rëndë me thikë 30-vjeçari shqiptar

Një përleshje e dhunshme ka ndodhur mes dy grupeve kriminale në Ranzanico, Itali, ku si rezultat është plagosur me thikë një shtetasi shqiptar 30-vjeçar, ndërsa janë arrestuar 4 persona. Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi pranë barit Ignazzi, në hyrje të rezidencës “La Filanda”, në ish-rrugën shtetërore 42 pranë liqenit Endine. Përleshja përfshiu përdorimin e thikave, shisheve dhe sendeve të forta. Shqiptari u godit me thikë midis bazës së qafës dhe fytit dhe ndodhet në rrezik jete në spitalin Papa Giovanni XXIII. Autor i sulmit është identifikuar një 26-vjeçar italian, i varur nga droga, i cili mbeti gjithashtu i plagosur pas koke nga sulmi i shqiptarëve me shishe qelqi dhe u dërgua në spitalin Humanitas Gavazzeni. Sipas autoriteteve italiane, pista kryesore e ngjarjes dyshohet të...