Sherr mes dy drejtuesve të mjeteve në aksin Mamurras-Krujë, humb jetën njëri prej tyre

Sherr mes dy drejtuesve të mjeteve në aksin Mamurras-Krujë, humb jetën njëri prej tyre

Një sherr mes drejtuesve të dy mjeteve ka rezultuar me pasoja fatale, pasi njëri prej tyre ka humbur jeten. Sot, rreth orës 00:40, në aksin rrugor Mamurras–Krujë, për motive të dobëta ka ndodhur një konflikt midis dy drejtuesve të mjeteve, ku si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Petrit Ndou. Sikurse raportohet, autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Andi Vokri, 28 vjeç, banues në Thumanë, Mamurras, i cili u arrestua në flagrancë nga policia menjëherë pas ngjarjes. Për hetimin e plotë të kësaj ngjarjeje janë administruar disa dëshmi dhe deklarata. Sipas burimeve, janë pyetur nëna dhe bashkëshortja e autorit, Dhurata Ndreka dhe Gentjana Vokri. Po ashtu, është pyetur edhe Kleo Ndou, 30 vjeç, banues në Thumanë, si dhe tre shtetas të tjerë që kishin njohje...