Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma
Një konflikt për motive banale ka përfunduar me plagosjen e një 22-vjeçari në lagjen “Grumbullimi” në Fushë-Krujë, mbrëmjen e kësaj të hëne. Sipas të dhënave paraprake, sherri mes dy të rinjve ka degjeneruar në përdorimin e një mjeti prerës, ku i plagosur ka mbetur 22-vjeçari me inicialet M.K., banor i zonës. Dyshohet se ai është goditur me thikë nga një bashkëmoshatar pas konfliktit. I riu mori ndihmën e parë mjekësore në spitalin e zonës dhe më pas u transportua drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar. Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa efektivët e Policisë kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen...
Burimi:
gijotina.com