Shembjet nga moti i keq bllokojnë rrugën në fshatin Zhulat të Gjirokastrës, Forcat e Xhenjos ndërhyjnë dhe e zhbllokojnë me shpërthim të kontrolluar

Shembjet nga moti i keq bllokojnë rrugën në fshatin Zhulat të Gjirokastrës, Forcat e Xhenjos ndërhyjnë dhe e zhbllokojnë me shpërthim të kontrolluar

Moti i keq i dimrit ka dëmtuar rrugën që lidh fshatin Zhulat në Gjirokastër me qendrën. Si shkak i reshjeve intensive dhe vërshimit të ujërave të lumit, traseja e rrugës është shembur në një pjesë të saj duke bllokuar qarkullimin e automjeteve. Forcat e Xhenjos kanë kryer shpërthimin me eksploziv të masivit shkëmbor përgjatë të cilit shtrihet kjo rrugë me qëllim zgjerimin e segmentit të dëmtuar dhe rikthimin e qarkullimit të automjeteve në zonën e Zhulatit. Top Channel