Shembjet në korridorin VIII, dëshmi e ‘keqmenaxhimit’ si model qeverisje
Më 18 shkurt, qeveria shqiptare organizoi Ministerialin për Korridorin VIII me praninë e zyrtarëve shtetërore nga Italia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Rumania. Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali e cilësoi projektin si “aset strategjik për ndërlidhjen dhe sigurinë europiane” dhe rolin e Shqipërisë në këtë projekt si “një nga nyjet më të besueshme”. Por ende pa u zbehur shkëlqimi i fotove të aktivitetit, një prej akseve kryesore rrugore të tij, ai Librazhd-Pogradec, pësoi dëmtime të rënda duke bllokuar për gati dhjetë ditë komunikimin me juglindjen e vendit. Menjëherë pas ngjarjes, Prokuroria e Elbasanit njoftoi se ka ngritur një grup hetimor me qëllim hetimin e rrethanave që kanë shkaktuar bllokimin e këtij aksi dhe fillimin e procedimit penal për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë...
Burimi:
gijotina.com