Shembja në aksin Librazhd-Prrenjas, Rama bën show me ministrin e ri: Fajin e ka shiu!
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, kanë inspektuar këtë të shtunë rrugën provizore në aksin Librazhd–Prrenjas, e cila është stabilizuar përkohësisht dhe është hapur për qarkullimin e mjeteve, përfshirë edhe ato të tonazhit të rëndë. Sipas qeverisë, lëvizja e automjeteve tashmë kryhet përmes një devijimi provizor në gjurmën e Korridorit VIII, pas ndërhyrjeve emergjente për stabilizimin e zonës ku ndodhi rrëshqitja e tokës. Inspektimi vjen pas disa ditësh kaosi në këtë aks kombëtar, një nga rrugët kryesore që lidh Tiranën me juglindjen e vendit, i cili u bllokua për shkak të shembjeve dhe rrëshqitjeve të dherave në zonën e njohur si Arra e Gurrës. Bllokimi solli vështirësi të mëdha për qarkullimin drejt Korçës dhe Pogradecit, ndërsa qytetarët dhe bizneset u...
Burimi:
gijotina.com