Shembja e rrugës në Rëmenj të Pogradecit, deputetja e PD: U shpërdoruan 800 mln lekë nga Bashkia! Prokuroria të hetojë
Pas lajmit të transmetuar për dëmtimin e rrugës së sapo rikonstruktuar në fshatin Rrëmenj, njësia administrative Buçimas, në terren kanë zbritur edhe përfaqësues të Partisë Demokratike, të cilët e cilësojnë situatën si një rast flagrant abuzimi me fondet publike. Deputetja e PD për qarkun e Korçës, Ledina Alolli, e shoqëruar nga kryetari i degës së PD në Pogradec, inspektoi nga afër gjendjen e rrugës, duke theksuar se investimi i kryer vetëm pak muaj më parë ka degraduar në mënyrë të menjëhershme. “Së bashku me kryetarin e PD të degës Pogradec jemi sot këtu në fshatin Rrëmenj, në njësinë administrative Buçimas, për të parë nga afër problematikën e rrugës. Pamjet tregojnë se çfarë ka ndodhur me rrugën, e cila është një abuzim me investimet publike dhe...
Burimi:
sot.com.al