Shembet rruga në Rëmenj të Pogradecit, rrezikohet izolimi i banorëve

Shembet rruga në Rëmenj të Pogradecit, rrezikohet izolimi i banorëve

Fshati Rëmenj në Bashkinë e Pogradecit ishte nga zonat e banuara më të prekura nga reshjet e dhjetorit të vitit të kaluar. Për pasojë edhe dëmet e shkaktuara në këtë fshat ishin tepër të mëdha. Krahas dhjetëra familjeve të cilat patën depërtim të ujit në banesa, dëme nga prurjet e shumta të përroit të fshatit u shkaktuan edhe në infrastrukturë rrugore. Në pjesën e sipërme të fshatit, të paktën në dy zona, ka pasur rrëshqitje të mureve mbajtës dhe çarje të trupit të rrugës, të cilat edhe sot, mbeten një rrezik i hapur për banorët e kësaj lagjeje dhe automjetet. Gjendja është denoncuar edhe nga deputetja e Partisë Demokratike Ledina Alolli e cila teksa ka parë nga afër zonat e dëmtuara, ka bërë thirrje që...