Shembet rruga në fshatin Rëmenj të Pogradecit, deputetët e PD: Shkak abuzimet, aksi kushtoi 800 milionë lekë

Shembet rruga në fshatin Rëmenj të Pogradecit, deputetët e PD: Shkak abuzimet, aksi kushtoi 800 milionë lekë

Rruga në fshatin Rëmenj, në njësinë administrative Buçimas të Pogradecit në qarkun e Korçës, është shembur në disa pjesë të saj, duke rrezikuar jetët e drejtuesve të automjeteve. Deputetja e PD-së, Ledina Alolli dhe kryetari i PD-së në degën Pogradec Oligert Muçllari, kanë vizituar rrugën në fjalë, ku kanë deklaruar se shembja e saj është rezultat i abuzimeve me fondet. Alolli ka deklaruar gjatë fjalës së saj për mediat se rruga e ndërtuar ka kushtuar 800 milionë lekë dhe sipas deputetes demokrate, këto janë para të çuara dëm. “Së bashku me kryetarin e PD të degës Pogradec jemi sot këtu fshatin Rëmenj në njësinë administrative Buçimas për të parë nga afër problematikën e rrugës. Pamjet tregojnë se çfarë ka ndodhur me rrugën e cila është...