Shehu: Deputeti Nallbati u dhunua nga 10 policë, veç se po ndihmonte një qytetar

Shehu: Deputeti Nallbati u dhunua nga 10 policë, veç se po ndihmonte një qytetar

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu flet për ngjarjen ku deputeti Bledion Nallbati përfundoi në spital pas përplasjes me policinë në protestën. Shehu e përshkroi incidentin si një sulm “agresiv dhe disproporcionale” nga dhjetë efektivë policie ndaj Nallbatit, i cili po ndihmonte një qytetar gjatë protestës. Ai shtoi se deputeti u godit me shkopinj dhe iu drejtua fytyrës me spraj me gaz toksik. Po ashtu deputeti theksoi se dhuna e përdorur nga forcat e rendit ishte e paprecedentë dhe nxori në pah tensionet që kanë shoqëruar protestat e opozitës. ”Problemi është i një sulmi agresiv pa shkak, disproporcional të 10 policëve ndaj një njeriu, për më tepër edhe deputet, i cili po ndihmonte një person dhe ata iu sulën me shkopinj dhe i futën në fytyrë...