Shefja e Njësisë për Shqipërinë në Bruksel flet në seancën e PE-së: Polarizimi politik po kufizon mbikëqyrjen parlamentare, të forcohet gjyqësori

Shefja e Njësisë për Shqipërinë në Bruksel flet në seancën e PE-së: Polarizimi politik po kufizon mbikëqyrjen parlamentare, të forcohet gjyqësori

Komisioni Europian vlerëson se polarizimi politik në Tiranë po kufizon mbikëqyrjen parlamentare. Deklaratën e bëri shefja e Njësisë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë seancës që po mbahet në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian lidhur me vendin tonë. “Së pari, ne konsiderojmë se raporti thekson saktë rëndësinë e zbatimit të reformës zgjedhore dhe trajtimit të çështjes së polarizimit politik, i cili po kufizon mbikëqyrjen parlamentare. Më lejoni të nënvizoj edhe një herë rëndësinë e rolit që luan kjo Dhomë në përcjelljen e këtyre mesazheve te partitë politike. Sa i përket sundimit të ligjit, ne mirëpresim mesazhet e qarta për nevojën e forcimit të mëtejshëm të gjyqësorit, çështje për të cilën kemi punuar intensivisht me autoritetet shqiptare, jo vetëm në kuadër të negociatave, por...