Sezoni turistik/ Nisin inspektimet në terren, kryeinspektori Sula në Shëngjin: Nuk do të ketë tolerime për shkeljet…

Sezoni turistik/ Nisin inspektimet në terren, kryeinspektori Sula në Shëngjin: Nuk do të ketë tolerime për shkeljet…

Zonat turistike në Lezhë do të jenë në monitorim të vazhdueshëm nga inspektoratet për të garantuar zbatimin e ligjit në të gjithë sektorët që ato mbulojnë. Kështu u shpreh nga Shëngjini Kryeinspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror, Dashnor Sula, gjatë një takimi me strukturat rajonale në Lezhë. Zaptimi i hapësirave publike, siguria në plazhe dhe siguria ushqimore do të jenë në fokus të punës së inspektoriateve, ku nuk do të ketë tolerime ndaj shkeljeve, u shpreh Sula. “Unë do të doja t’i tërhiqja vëmendjen të gjithë inspektorateve rajonale të Lezhës që nuk duhet të tolerojmë individë apo subjekte të caktuara që abuzojnë drejtpërdrejt me ligjin, në kurriz të interesave publike të qytetarëve të Lezhës. Ka qenë gangrenë në këtë qark, hapësira publike dhe plazhet publike...