Sërish aksion blic në burgun e Vlorës, i dënuari kapet me telefon nën dyshek

Sërish aksion blic në burgun e Vlorës, i dënuari kapet me telefon nën dyshek

Në vijim të kontrollove të befasishme në IEVP është evidentuar një rast i posedimit të sendeve të ndaluara. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjediset e brendshme në katin e dytë u konstatua dhe u sekuestrua një aparat celular tip Iphone, i fshehur brenda në dyshek. Lidhur me rastin janë kryer veprimet proceduriale dhe është mbajtur procesverbal për bllokimin dhe sekuestrimin e sendeve të bllokuara. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar në forcimin e sigurisë në institucionet penitenciare dhe në goditjen e çdo paligjshmërie brenda sistemit. Top Channel