SENSIBILIZIM – Fushatë për mbledhje fondesh për 4 jetimët e çiftit Gentiana dhe Kreshnik Mujeci…

SENSIBILIZIM – Fushatë për mbledhje fondesh për 4 jetimët e çiftit Gentiana dhe Kreshnik Mujeci…

Me një dhimbje që fjalët mezi e përshkruajnë, ndajmë humbjen tragjike nga jeta të Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.Më 26 Prill, një tragjedi e rëndë la pas katër fëmijë të pafajshëm: 12, 10, 6 dhe vetëm 4 vjeç… katër shpirtra të vegjël që sot përballen me një dhimbje që asnjë fëmijë nuk duhet ta njohë kurrë.Ata nuk kanë humbur vetëm nënën dhe babanë. Kanë humbur përqafimin që i qetësonte, zërin që i thërriste me dashuri, sigurinë që i bënte të ndiheshin të mbrojtur çdo ditë. Nga ajo ditë nuk u shua vetëm dashuria e prindërve… u shua edhe ndjenja e një të ardhmeje të sigurt që çdo fëmijë e meriton.Sot, kujdesi për ta bie mbi supet e gjyshit dhe gjyshes së tyre, të cilët, mes dhimbjes...