Senati amerikan nuk e ka konfirmuar ende Eric Wendt ambasador në Shqipëri

Senati amerikan nuk e ka konfirmuar ende Eric Wendt ambasador në Shqipëri

Në mesin e muajit qershor, disa media shqiptare raportuan se Senati i Shteteve të Bashkuara kishte konfirmuar Eric Wendt si ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri, duke publikuar madje edhe rezultatin e një votimi të pretenduar me 51 vota pro dhe 47 kundër. Megjithatë, dokumentet zyrtare të Senatit amerikan tregojnë se ky informacion nuk rezulton i saktë. Sipas Kalendarit Ekzekutiv të Senatit, Eric Wendt vijon të figurojë në listën e nominimeve që presin shqyrtimin dhe votimin nga Senati në seancë plenare. Emri i tij renditet me numrin 761, si kandidat për postin e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë, me shënimin: “Raportuar nga senatori Jim Risch, Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë, pa raport të botuar.” Ky...