Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të dy personave të dënuar për drogë në Tiranë (Emrat)
Janë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 200 mijë euro në pronësi të dy shtetasve të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike. Pasuritë e vendosura nën sekuestro janë një apartament në Selitë dhe një garazh në Selitë të Vogël, me vlerë totale rreth 200 mijë euro. Ato rezultojnë në pronësi përkatësisht të shtetasit Pajtim Braçaj, 63 vjeç, i dënuar në Shqipëri për trafik droge, dhe të shtetasit Gjino (Shkëlqim) Lleshaj, 44 vjeç, i dënuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike. Njoftimi i policise Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 000 euro, në pronësi të 2 shtetasve të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike. Në vijim të hetimeve intensive, të kryera nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokuroria e...
Burimi:
gijotina.com