Sekuestrohen 53 mijë m2 tokë, Gjykata e Durrësit jep masën e sigurisë për 12 personat e ASHK-së

Sekuestrohen 53 mijë m2 tokë, Gjykata e Durrësit jep masën e sigurisë për 12 personat e ASHK-së

Më kërkesë të prokurorisë së Durrësit, Gjykata ka caktuar masat  ‘Arrest në burg’, ‘Arrest në shtëpi’ dhe ‘Detyrim paraqitje’ për 12 persona që akuzohen për tjetërsim pronash përmes falsifikimit të dokumenteve. Konkretisht, personat nën hetim akuzohen për veprat penale “Mashtrim”, “Falsifikim dokumentesh”, “Shpërdorim detyre” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Sipas njoftimit zyrtar, hetimet nisën pas konstatimit të problematikave në regjistrat hipotekorë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Durrës, ku u ngritën dyshime për falsifikim dokumentesh dhe regjistrim të paligjshëm pasurish. Sipas hetimeve, dyshohet se disa persona në bashkëpunim me punonjës të ASHK-së Durrës, kanë falsifikuar dokumentacionin për kalimin e pronave në emër të personave të tjerë, duke regjistruar më pas pasuritë në regjistrat e pronësisë. Në disa raste, këto prona...