Sekuestrimi i 280 miliardë lekë/ Braho: Pasuritë e krimit, SPAK do t’ia kthejë popullit
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka reaguar për dy operacionet e fundit të institucionit që drejton, duke garantuar se SPAK nuk do të ndalet në goditjen e paligjshmërisë dhe të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal. Sipas tij, pasuritë me origjinë kriminale dëmtojmë ekonominë e ligjshme, konkurrencën e lirë, veprimtarinë ekonomike të bizneseve që punojnë në mënyrë të ligjshme dhe të ndershme. “Ato rrisin forcën ekonomike të krimit të organizuar, përdoren për të financuar veprimtarinë kriminale dhe nuk sjellin asnjë të mirë publike. Për këtë arsye, pasuritë me origjinë kriminale duhet të sekuestrohen, të konfiskohen, të kalojnë në favor të shtetit dhe të përdoren për qëllime të ligjshme”, ka theksuar ai. Kryeprokurori Klodjan Braho ka garantuar se veprimet e SPAK synojnë vetëm pasuritë me...
Burimi:
ntv.al