Sektori i ndërtimit në rritje, mbi 1 158 leje të miratuara dhe 73,9 miliardë lekë investime
Sektori i ndërtimit ka vijuar trendin rritës gjatë vitit 2025, duke shënuar zgjerim si në numrin e lejeve të akorduara, ashtu edhe në vlerën e investimeve për ndërtesa dhe projekte inxhinierike. Referuar të dhënave zyrtare të Instituti i Statistikave (INSTAT), në tremujorin e katërt të vitit janë miratuar 259 leje për ndërtesa të reja, me një sipërfaqe totale ndërtimi prej 340.477 metrash katrorë. Investimet për ndërtimet e reja gjatë kësaj periudhe arritën në rreth 15,47 miliardë lekë, ndërsa për rikonstruksionet u regjistruan 735,4 milionë lekë. Paralelisht, u miratuan edhe punime inxhinierike me vlerë 2,61 miliardë lekë për objekte të reja dhe 608,9 milionë lekë për rikonstruksione. Në tërësi, projektet e aprovuara në këtë tremujor kapën vlerën afro 19,4 miliardë lekë. Pjesën më të madhe të...
Burimi:
kohajone.com